Kune Vain

Laguna e Kune-Vainit eshte pjese e Zonave te Mbrojtura.

Zyrtarisht, sipërfaqja e Zonës së Mbrojtur është 2,300 ha. Nga vitet 1990 deri në ditët tona, shumë projekte dhe plane kanë propozuar të zgjerojnë këtë sipërfaqe, për sa kohë ky zgjerim është i dobishëm për qëllime konservimi dhe për përdorimet afatgjata të resurseve të zonës nga komuniteti lokal.

Laguna e Kune Vainit është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.

Ishulli i Kunes është një zone e mbrojtur e veçantë, shumë i rëndësishëm për zogjtë IBA (Zonë e Rëndësishme Zogjsh) në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Speciet kryesore që i japin këtë status janë Ardeidet and Phalocrocoridet.

Gjithashtu dhe speciet e kërcënuara globalisht si rosat e egra (Phalacrocorax carbo), breshkat e detit (Caretta caretta), dhe foka mesdhetare (Monachus monachus) janë parë më rrallë në këto zonë. Kurse pelikani (Pelecanus crispus), në këtë zonë, konsiderohet fare i rastit ose “i zhdukur”. Prova e fundit e shfaqjes së tij është viti 1993.

Vendndodhja dhe kufijtë e zonës


Zona që po studiohet është pjesë e bregdetit shqiptar të Adriatikut, e vendosur në të dy anët e grykëderdhjes së Drinit. Në jug të saj ndodhet zona e Tales, Lumi Mat dhe Laguna e Patokut (Rezervat i Manaxhuar). Malet e Rencit ndajnë zonën e Shëngjinit (në veri të Kune Vainit) me të ashtuquajturën “Ranat e Hedhuna” që janë një Monument Natyror Kombëtar. Në veri të “Ranave të Hedhuna” ndodhet Laguna e Vilunit, që në veri kufizohet nga Plazhi i Velipojës, dhe më tej në veri Pylli i Velipojës dhe lumi Buna, që janë pjesë të rëndësishme të “Peisazhit së Mbrojtur të Liqenit të Shkodrës, Lumit Buna dhe Pyllit të Velipojës”.

Laguna e Kune Vainit është e pozicionuar në jugperëndim të qytetit të Shëngjinit, në perëndim të fshatrave të ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës. Zona e laget shtrihet në të dy anët e grykëderdhjes së Drinit të Lezhës dhe në jug vazhdon me kënetat e tokat e ulta bregdetare të Tales që ndodhen në pjesën veriore të grykëderdhjes së Matit. Zona e Kunes është rreth 8 km larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Qyteti i Lezhës është rreth 70 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Zona e Vainit është paksa më afër me Tiranën, për shkak të rrugëve të reja të hapura vitet e fundit dhe të autostradës Tiranë-Shkodër, që kalon në periferi të qytetit të Lezhës. Zona është rreth 12 km larg nga Miloti (një qytet i vogël në jug të Lezhës) dhe 45 km nga qyteti i Shkodrës, më i rëndësishmi në Shqipërinë e Veriut. Në lindje, Kune Vaini kufizohet me fshatrat e Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, dhe në veri-lindje me plazhin e Shëngjinit.

Sistemi i ligatinave shtrihet 10-15 km në drejtimin veri-jug dhe 3 km në atë lindje- perëndim.

Kufijtë e zonës së mbrojtur ekzistuese janë kufijtë e këtyre nënzonave specifike: Kufiri lindor, fillon nga pika më veriore, në mes të litoralit të Merxhanit, shkon në jug në brigjet e kënetës së Merxhanit dhe arrin në kufijtë e fermave bujqësore, duke kaluar kështu pranë kufijve të fshatit Ishull Shëngjin, duke ndërprerë pjesën fundore të Drinit të Lezhës dhe duke vazhduar më në jug me pjesën e Cekës, duke ndjekur vijën e bregut të lagunave dhe kanalin kryesor kullues, për të ndryshuar më pas drejtimin në jug-lindje drejt ish-rezervatit, kthehet drejt lindjes për jo më shumë se 200 m, dhe duke vazhduar përsëri në drejtim të jugut deri në kanalin kullues të Tales, që është dhe limiti jugor i kufijve të zonës së mbrojtur ekzistuese.

Kufijtë veri-perëndimorë dhe perëndimorë shtrihen përgjatë vijës bregdetare, ku pika ekstreme perëndimore është njëkohësisht pika perëndimore e Ishullit të Kunes (zonë e mbrojtur strikte), shkon më pas në jug drejt grykëderdhjes së Drinit për të vazhduar më tej gjatë vijës bregdetare aty ku kanali kullues i Tales derdhet në det.

Copyright 2017, All Right Reserved.
Power by ASEL.CO